Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri: Presidentja Osmani përdorë mllefin për të mbuluar deficitet politike

Tahiri: Presidentja Osmani përdorë mllefin për të mbuluar deficitet politike

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka numëruar ngecjet që shteti ynë i pati gjatë këtij viti.

Ai ka thënë se këtë vit nuk patëm liberalizim, as njohje të reja.

Por, ka vënë theksin te presidentja Osmani që sipas tij e përdorë mllefin për të mbuluar deficitet politike.

Ai ka thënë se në “Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt dje, presidentja Osmani iu dha leksion ambasadorëve të Kosovës, se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën, pa pasur t’iu japë as edhe një shembull të vetëm, se si ajo e ka përfaqësuar vendin”.

Postimi i tij i plotë:

Gjatë vitit 2022, Kosova nuk ka pasur asnjë njohje të re, nuk është anëtarësuar në Këshill të Evropës, as në Interpol, nuk ka as liberalizim vizash e as status kandidati për BE, as anëtarësim në Partneritet me NATO-n, dhe për më keq, vet përbërja e shtetit tonë është bërë temë diskutimi në koncept nota e propozime.

Kështu që në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt dje, presidentja Osmani iu dha leksion ambasadorëve të Kosovës, se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën, pa pasur t’iu japë as edhe një shembull të vetëm, se si ajo e ka përfaqësuar vendin, çka ka arritur e me çka është dalluar në politikën e brendshme apo të jashtme gjatë këtij viti, përveç mllefit që e përdorë si “armë” për të mbuluar deficitet politike.    /TV Arbëria

Powered by WordPress