Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri: Popullit të Kosovës është duke u fshehur diçka, të sqarohet e vërteta për përgjimet

Tahiri: Popullit të Kosovës është duke u fshehur diçka, të sqarohet e vërteta për përgjimet

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar që të diskutohet lidhur me përgjimet që janë publikuar dje nga mediumi Paparaci, e ku dëgjohen duke folur deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq.

Ai tha se nuk ka kuptim që të votohet për diçka, pa u sqaruar biseda në mes tyre.

“Këtu shihet shumë qartë se po shpërfaqet një fshehtësi popullit të Kosovës është duke u fshehur diçka. Ky Kuvend duhet me diskutu për kushtet që dëgjohen ne telefon. Duhet me diskutu për koordinimin joformal, parapolitik. Ky Kuvend duhet me u ballafaqu, ta shohim se e kujt është e vërteta. Këtë mashtrim duhet me e shpërfaq vetëm me të vërtetën. Duhet ta dimë çfarë kanë qenë ato kushte. Nuk mundemi të shkojmë në votim pa e diskutuar këtë temë që është mjaft e rëndësishme. Duhet ta bëjmë këtë me seancë të jashtëzakonshme me 40 nënshkrime”, ka thënë ai.

Në këto biseda të publikuara dje, Kusari-Lila, Simiq dhe Radojçiq dëgjihen duke folur rreth bashkëpunimit për sigurimin e numrave për kalimin e Ligjit për Pagën Minimale dhe për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese.