Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri për vërshimet: Qeveri vepro!

Tahiri për vërshimet: Qeveri vepro!

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas vërshimeve të fundit në vend.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të veproj në rastin e Skenderajt.

“Mirëpo, dëmi është i madh e reagimi i shtetit është i vogël. Qeveri Vepro!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në Skenderaj situata është e rëndë, në fakt është e jashtëzakonshme.

Përmbytjet në këtë qytet si dhe në komunat tjera e kanë për nevojë dorën e shtetit dhe shêrbimin e ndihmën e shpejt dhe emergjente.

Nuk kam dilema se bashkêqytetarë nga e gjithë Kosova do ta ndihmojnë Skenderajn, familja ime do ta bëjë.

Mirëpo, dëmi është i madh e reagimi i shtetit është i vogël. Qeveri Vepro!

/TV Arbëria