Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri para objektit të RTK-së: Pas 9 shkurtit, këtij mediumi do t’i kthehet fisnikëria në misionin e vet si transmetues publik

Tahiri para objektit të RTK-së: Pas 9 shkurtit, këtij mediumi do t’i kthehet fisnikëria në misionin e vet si transmetues publik

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës PDK, Abelard Tahiri, ka thënë se tentimi për ta kufizuar lirinë e shprehjes është tendencë e pushteteve totalitare.

Duke iu referuar Qeverisë Kurti, ai ka thënë se “pushteti i kapelave të zeza” ka zhvilluar një raport të tillë përballë mediave, veçanërisht ndaj RTK-së.

Tahiri thotë se një RTK që do të duhej të ishte në funksion të publikut dhe fjalës së lirë, ia mbylli dyeropozitës dhe transmetimin pikërisht nga frika e pushtetit.