Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tahiri: Nëse nuk merremi vesh këto dy ditë, nuk shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: Nëse nuk merremi vesh këto dy ditë, nuk shpërbëhet Kuvendi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se janë vetëm edhe dy ditë kohë që të arrihet marrëveshje mes partive, për ta shpërndarë Kuvendin.

Në të kundërtën, sipas tij, qeveria do ta çojë mandatin deri në fund.

“Në rast se edhe këto dy ditë nuk kemi dakordim që deri të enjten të shpërndahet Kuvendi, ky opsion bjen, dhe qeveria do ta përfundojë mandatin ashtu edhe Kuvendi do ta përfundojë mandatin. Dhe zgjedhjet do të jenë mes 20 janarit e 20 shkurtit. Nëse këto dy ditë nuk kemi dakordim, ne do të preferenonim që seanca të mbahet të mërkurën, por nëse nuk ka dakordim e reflektim, atëherë kjo temë mbyllet dhe Kuvendi vazhdon me agjendën e rregullt. Do të vazhdojmë në masa, në agjendë degraduese, pa agjendë zhvillimore, dhe kjo qeveri e cila ka shkaktuar këto dëme do të përfundojë mandatin dhe qeveria do të ketë qeveri të re pas shkurtit 2025”, tha ai pas mbledhjes së Kryesisë.

“Nuk flitet për dorëzim këtu, ne kemi ndërmarrë një iniciativë si rezultat i një kërkese 1-vjeçare. Nga korriku i vitit të kaluar kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme. Nëse edhe dy ditë nuk ka dakordim, vendi i nënshtrohet zgjedhjeve të rregullta. Ne shpresojmë të kemi reflektim që ta shpërndajmë Kuvendin, sepse krijimi i një qeverie të re është në interesin e qytetarëve të Kosovës”, tha deputeti i PDK-së.

 

Powered by WordPress