Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured >  Tahiri mesazh Kurtit: Nëse pranon marrëveshje pa njohje reciproke, nuk mbron interesat kombëtare

 Tahiri mesazh Kurtit: Nëse pranon marrëveshje pa njohje reciproke, nuk mbron interesat kombëtare

Ish-kryenegociatorja e Kosovë në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, i ka dërguar një mesazh Kurtit, një ditë para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, nuk mbrohen interesat kombëtare nëse pranohet një marrëveshje që nuk ka njohje reciproke me Serbinë.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen nesër në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Tema kryesore në këtë tryezë do të jetë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
/TV Arbëria

 

Powered by WordPress