Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tahiri me mesazh për Kosovën: Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet

Tahiri me mesazh për Kosovën: Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka përcjellë një mesazh për qytetarët e Kosovës, duke vënë theksin te besimi në potencialin e vendit dhe vullneti qytetar për të sjellë ndryshime.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se asnjë pengesë nuk mund të jetë e përhershme kur qytetarët besojnë në forcën dhe mundësitë e Kosovës.

“Kur Kosova beson në veten e saj, asnjë pengesë nuk është e përhershme. Ajo që duket e pathyeshme sot, nesër mund të jetë vetëm një kapitull i së kaluarës. Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet”, ka shkruar Tahiri.