Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ka dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të komunës së Drenasit, Petrit Hajdarit.
Tahiri tha se rrugëtimi i Hajdarit është i mbushur me përkushtim, profesionalizëm dhe rezultate konkrete.
“Jam i bindur se me këtë përvojë dhe vizion, si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Drenasit, Petriti do të dijë t’i trajtojë me seriozitet dhe përgjegjësi hallet dhe nevojat e qytetarëve dhe do t’i japë Drenasit hovin e zhvillimit që e meriton”, ka shkruar ai në Facebook.