Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tahiri: Ky është vit zgjedhor, Kurti kurrë më s’i merr 50%

Tahiri: Ky është vit zgjedhor, Kurti kurrë më s’i merr 50%

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në deklarimin pas Mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është shprehur se viti 2024 është vit zgjedhor.

Ai tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë vit zgjedhor, siç u shpreh ai, hyn më e përgatitur se kurrë.

Tahiri gjithashtu u shpreh se kryeministri Albin Kurti kurrë më nuk do të mund t’i marrë 50 për qind të votave.

“Viti 2024 është vit zgjedhor dhe Aleanca në këtë vit zgjedhor hyn më e përgatitur se kurrë, aleanca do të jetë boshti politik i të gjithë qytetarëve, subjekteve tpolitike të tjera, të koalicioneve të ndryshme në mënyrë që me ja dhënë vendimin e duhur kurdo që të mbahen zgjedhjet”.

Unë personalisht pres që zgjedhjet të jenë të rregulla, për shkak se nuk ka shans Albin Kurti me qeverinë e tij me lënë gjithë këtë privilegj, për shkak se mirë e dinë që kurrë më nuk do t’i merr 50%, andaj ky do të mundohet ta shtyej deri në fund”, u shpreh ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress