Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri kujton Ditën e Demokracisë: Me Bedri Hamzen do të mbrohen vlerat demokratike që janë cenuar

Tahiri kujton Ditën e Demokracisë: Me Bedri Hamzen do të mbrohen vlerat demokratike që janë cenuar

Abelard Tahiri shef i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, në ditën e demokracisë ka thënë se në një vend demokratik rol thelbësor, ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Tahiri në këtë ditë bënë thirrje që të votohet kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në mënyrë që të mbrohen vlerat e demokratike.

“Sot bota demokratike shënon Ditën e Demokracisë. Në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Në vendin tonë, tashmë kanë mbetur më pak se pesë muaj kur do të zgjedhim qeverisjen për katër vitet e ardhshme. Le të angazhohemi të gjthë, gra e burra, të rinjë e të reja që përmes këtyre zgjedhjeve vendit ti mundësojmë një qeverisje që do të mbrojë e promovojë vlerat e demokracisë dhe e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza. Cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përseritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza’, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë: