Edita Tahiri ka reaguar lidhur me mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet sot në Londër, duke e cilësuar këtë si një sukses historik të qeverisë së atëhershme të Kosovës.
Ajo theksoi se Kosova merr pjesë si shtet i barabartë në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Tahiri gjithashtu u shpreh se nisma “Ballkani i Hapur”, të cilën e quajti projekt hegjemonist të Serbisë, është harruar dhe ka dështuar, ashtu si edhe përpjekjet e tjera të Serbisë për dominim në rajon.
“Sot mbahet Samiti i Procesit te Berlinit ne Londer, i krijuar nga Angela Merkel ne 2014. Kosova perfaqesohet si shtet i barbarte ne mesin e 6 shteteve. Ishte ky sukses historik i qeverise tone ne ate kohe. Nderkohe u harrua u zhduk ‘Ballkani i hapur’ qe ishte projekt hegjemon i Serbise, njesoj sic zhdukem e dhe lojerat tjera hegjemone te Serbise”, ka shkruar Tahiri.