Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tahiri kërkon sqarim për mostrajtimin e organizatave buxhetore

Tahiri kërkon sqarim për mostrajtimin e organizatave buxhetore

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në bazë të informacioneve që ka marrë nga deputeti Palë Lekaj i cili është në Komisionin për Buxhet dhe Ekonomi, tregojnë se ka shkelje të plasimit të buxhetit në seancën e cila ka nisur sot në Kuvend.

Ai kërkoi sqarim në lidhje me kërkesat të cilat sipas tij nuk janë trajtuar nga organizatat buxhetore.

“Kjo lidhet me mostrajtimin dhe mos-sjelljen në Kuvend të kërkesave buxhetore që vijnë prej organizatave buxhetore. Asnjë kërkesë e asnjë organizate buxhetore, op flas për kërkesa që vijnë nga komuna që udhëhiqen nga AAK-ja, kërkesa nga komuna e Rahovecit që nuk janë trajtuar e që janë gjashtë, tre janë nga Gjakova dhe një kërkesë që vjen nga Deçani”, tha Tahiri.

Powered by WordPress