Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri, ka deklaruar se nga hetimet që kanë bërë në shtatë institucione të vendit për dy vjet janë 220 kontrata që kapin vlerën e mbi 153 milion euro, për çfarë tha se ekzistojnë arsye të mjaftueshme që Kuvendi i Kosovës të themelojë një komision hetimor për kontratat një burimore të nënshkruara gjatë qeverisjes Kurti.
Ai poashtu ka thënë se KEK-u prin me nënshkrimin e këtyre kontratave.
Tahiri: Hulumtimi që kemi bërë në shtatë institucione del se vlera totale për vitin 2022 dhe 2023 në këto institucione
“Ato që kanë qenë problematike gjatë kohës së qeverisjes Kurti janë dy lloj kontrata që janë burim i korrupsionit. Kur flasim për kontratat sekret, ne nuk dimë asgjë se çfarë ka ndodh, këtu përfshihen edhe çështja e rezervave shtetërore, blerja e armeve, e çështjeve tjera padyshim të rëndësishme, por për këto procedura nuk dimë asgjë, as vlerën e as llojin e produkteve që janë blerë. Këtu përfshihen edhe vaksinat gjatë vitit 2021, kundër COVID-19. Si GP në hulumtimi, që kemi bërë në shtatë institucione del se vlera totale për vitin 2022 dhe 2023 në këto institucione, del 153 milion e 889 mijë euro, pra janë 220 kontrata. Institucionet të cilat kanë nënshkruar këto kontrata prin KEK-u, me mbi 101 milion, pra ka nënshkruar 87 kontrata, apo më mirë me thënë nga Korporata kriminale energjetike e Kosovës… Ministria e Kulturës është më e çuditshmja, nuk e di ka kanë dalë këto 36 kontrata njëburimore në vlerë prej 2.4 milion euro, çka është dashtë të bëhet… Poashtu MPB i ka mbi 21 milion, pra 20 kontrata për dy vite”,ka theksuar Tahiri.
Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për tenderët njëburimor, Tahiri ka thënë se me aq sa kanë parë gjatë hulumtimit ka material të mjaftueshëm për prokurori.
Tahiri: Ka material të mjaftueshëm për prokurori
“Në total për dy vjet kapin shumë mbi 153 milionë apo 220 kontrata. I përmenda vetëm shtatë institucione dhe kjo është më se e qartë që kemi një arsyeshmëri të mjaftueshme që ta nisim një komision hetimor për ta bërë një hetim për këto kontrata… Me aq sa kemi parë në hulumtimin tonë ka material të mjaftueshëm për prokurori. Hetimi parlamentar do t’i procedojë në prokurori të gjitha ato kontrata që shohim që ka arsyeshmëri të mjaftueshme, që ka elemente penale”, shtoi Tahiri.