Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri sërish ka folur për kërkesën për një seancë për rritjen e koeficientit të pagave në 129 euro.
Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet që të merret seriozisht me temat ekonomike, pasi sipas tij, me liberalizim të vizave, janari i vitit 2024 mund të jetë vit i eksodit të largimit të të rinjve nga vendi.
“Grupin Parlamentar i AAK-së të martën do të caktojë një seancë për rritjen e koeficientit. Kosova është në një bllokadë, BE-ja vazhdon me sanksione. BE duhet t’i vendos sanksione për sulmin terrorist që e sponsorizojë, Serbisë. Mbajta e Samit të procesit të Berlinit është një lajm i mirë. Janari i viti 2024 mund të jetë viti i eksodit”.
“24 shtatori ka qenë një sulm terrorist ndaj shtetit. Këtë nuk duhet ta përdor as Qeveri e as ne. Ajo që në si Aleancë na dhemb është neglizhenca e Qeverisë me temat që janë të rëndësishëm. Jemi të brengosur për janari e 2024 që do të jetë një vit i eksodit”, tha ai.
/TV Arbëria