Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i është kundëpërgjigjur deklaratës që erdhi sot nga kryeministria: “Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë”.
Tahiri ka listuar 10 pikat që sipas tij, qeverisja e Albin Kurtit është e fundit në rajon.
Ai përmendi rritjen e çmimeve, pagën minimale, testin PISA, sanksionet e shumë ligje të kësaj Qeveria që sipas Tahirit bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Në fund, Tahiri shton se raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon nuk i blen këto fraza, pasi sipas tij, ajo ka shumë informata.
Deklarata e Besnik Tahirit:
Për çfarë qeverisje të mirë po flasim:
1. Vendi me pagat më të ulta e me çmimet më të larta të energjsë;
2. Vendi me pensione të nivelit të asistencës sociale;
3. Vendi ku me pagën mininale më të ultë (170) euro e që nuk ka fuqi punëmarrëse në treg;
4. Vendi ku investimet kapitale prej buxhetit të shtetit me rreth 60% janë orientuar në 4 komuna të partisë në pushtet, të cilat mbulojnë vetëm 15% të territorit dhe 12% të popullësisë;
5. Vendi i vetëm në rajon ku qytetarët nuk kanë ende sigurim shëndetësor;
6. Ku niveli i arritshmërisë sipas PISA është më i ulëti në rajon;
7. Ku nuk është realizuar asnjë projekt dhe investim i huaj strategjik;
8. Ku lidershipi shpenzon tri vite vendnumëro në rrafshin ndërkombëtar dhe në dialog, e kauzë politike e ka pas platformën ‘Jo-Negociata’;
9. Ku sanksionet dhe heqja e vizave janë ende kryefjala në qeveri;
10. Ku nuk ka asnjë ligj vital i cili nuk synon rrëzimin e ndarjës së pushteteve, politizimin, dhe shkeljen e të drejtave fundamentale, e për rrjedhojë bien të gjitha në vlerësimin kushtetues.
Viola von Cramon, ka shumë informata, dhe nuk i blenë këto fraza!
/TV Arbëria