Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tahiri: Ësht marrë me ja shpërnda rrogën e 13-të sektorit publik, punëtorët e sektorit privat me i lan kurrkund hiq”

Tahiri: Ësht marrë me ja shpërnda rrogën e 13-të sektorit publik, punëtorët e sektorit privat me i lan kurrkund hiq”

Në Kosovë po vazhdon polemika rreth shpërndarjes së rrogës së 13-të. Sektori publik po përfiton këtë përfitim, ndërsa punëtorët e sektorit privat mbeten pa asnjë përfitim. Shumë qytetarë dhe përfaqësues të opozitës e konsiderojnë këtë ndarje si të padrejtë dhe joefektive për zhvillimin e vendit.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër këtë situatë:

“Marre ju qoftë, kurgjo hiq si ndihmojnë ketij vendi kjo ndarje. Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të marrë veprime për sektorin privat. Janë duke e marrë rrogën e 13-të pa bërë asgjë.”

I pyetur nëse rroga e 13-të është dhënë për bamirësi, Tahiri ka thënë se:

“Bamirësi jap çdo ditë, por nuk bëj publike kurrë.”

Tahiri ka theksuar se kjo ndarje ka krijuar pakënaqësi te qytetarët dhe ka bërë që të rritet presioni për ndryshime në politikën e pagave, duke kërkuar trajtim të barabartë për të gjithë punëtorët.