Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri e quan dyfytyrësh Kurtin: Shqiptarët e Luginës së Preshevës ku mbetën?

Tahiri e quan dyfytyrësh Kurtin: Shqiptarët e Luginës së Preshevës ku mbetën?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet pas pranimit të propozimit të BE-së, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tahiri në dy shkrime në Facebook, ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se Kurti pranoi Asociacionin “me dy duar” dhe se Kurti harroi shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Asociacion për serbet PO me dy duarte, po shqiptaret e Lugines se Presheves ku mbeten? kjo eshte fytyra dyftyreshe e Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.

Në shkrimin tjetër, Tahiri ka thënë se “Vuçiq e njohu Kurti por jo shtetin e Kosovës”.

“Ajo qe dihet eshte se Vuciqi njohu Kurtin por jo shtetin e Kosoves, pas nje perfundimi ne Bruksel pa nenshkrime dhe deklarata kunderthenese te dyja paleve!” ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq u pajtuan me propozimin e BE-së.

Pranimi i këtij propozimi ka nxitur debat në Kosovë, ku pikat e këtij plani po interpretohen nga disa, e disa po i kritikojnë teksa vartësit e pushtetit po i pranojnë dhe shohin si një fitore ndaj Serbisë. /TV Arbëria

Qeveria: Serbia s’ishte e gatshme ta nënshkruajë propozimin e BE-së

​Kurti: Jemi në rrugë të mbarë drejt normalizimit të marrëdhënieve

Powered by WordPress