“Nuk e kemi kapur ne, nuk e ka kapur askush, por vetëm e kemi çkapur nga ju”, tha Ramadani.
Pas tij e mori fjalën shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri. Ai e quajti Ramadanin “margaritar”.
“Me mujt ia kisha shtu edhe 10 minuta me fol, këtë margaritar s’duhet me hjek prej foltores, ky është përfaësuesi më i mirë, më i denjë i kësaj mendësie që udhëheq sot Republikën e Kosovës. Këtë duhet me lënë gjithë ditën në foltore me nejt me pa qytetarët cfarë mentaliteti na udhëheq, po ke kohë e shkurtë sa foli”, tha Tahiri. /GazetaExpress/