Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka drejtuar kritika ndaj qeverisë, sa i përket dialogut, sipas tij, as Qeveria e askush tjertër nuk duhet ta luaj rolin e mendimtarit lidhur me këtë çështje.
“Në këtë temë, nuk është e mençur as për Qeverinë dhe për askënd që të vazhdojmë ta luajmë rolin e mendimtarit dhe shpëtimtarit, siç e keni luajtur ju, tash e sa kohë”, ka shkruar Tahiri.
Tutje Tahiri ka theksuar se qëndrimi i AAK-së lidhur me dialogun ka qenë dhe mbetet konsistent dhe transparent edhe gjatë peridhës së qeverisjës nga Vetëvendosje.
“Sa i përket temës për dialog, AAK-ja edhe në të kaluarën, edhe në periudhën dyvjeçare sa ju jeni në pushtet, ka pasur qëndrimin e vet konsistent, transparent, të ndershëm dhe gjithëpërfshirës”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
/TV Arbëria