Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri: AAK po punon që javën tjetër të ketë seancë të jashtëzakonshme për sigurimet shëndetësore

Tahiri: AAK po punon që javën tjetër të ketë seancë të jashtëzakonshme për sigurimet shëndetësore

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se po punojnë që javën e ardhshme të ketë seancë të jashtëzakonshme për trajtimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

Kështu ka thënë Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

“Kosova ka shumë probleme që kërkojnë të zgjidhen nga Kuvendi dhe Qeveria, por për vlerësimin tonë, një ndër pikat më problematike dhe që kërkojnë trajtim urgjent është sigurimi shëndetësor për qytetarët e Kosovës. Andaj, kjo kauzë, shpresoj të gjej mbështetjen e të gjitha subjekteve politike, në mënyrë që këtë ligj ta miratojmë deri në qershor të këtij viti”, ka thënë Tahiri.