Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri u shpreh se me Ligjin e Pagave janë gëzuar 10 mijë njerëz, por 70 mijë të tjerë janë të dëshpëruar.
Tahiri tha se si mund të ndodh paralajmërimi i shtrenjtimit të rrymës për 14% dhe me çfarë baze.
Ai theksoi se diskursi i qeverisë është orientuar vetëm në temat politike dhe dialog, ndërsa ka pak ekonomi.
Tahiri: Paralajmërimi i rrymës për 14% si mund të ndodh kjo mbi çfarë baze
“Paralajmërimi i rrymës për 14% si mund të ndodh kjo mbi çfarë baze cili është presioni, si ka ardhur deri këtu vendim. E dyta, ka të bëjë me rritjen e tatimit në pronë që ka afektuar drejtpërdrejt qytetarët… me Ligjin e pagave, po 10 mijë njerëz janë gëzuar 70 mijë tjerë kur zgjohen në mëngjes dhe shkojnë në punë janë të dëshpëruar nëe nuk ka reflektim të zhvillimi ekonomik dhe vijmë në seancë dëgjojmë ministra dhe kryeministri dhe ministrat duke u sjell rreth një teme rreth politikës iu them me përgjegjësi të plotë se ky do të jetë vit i kapitullimit ekonomik”, tha ai.
Deputeti Tahiri tha se në mungesë të masave dhe në mungesë të veprimit ekonomia dhe bizneset janë para kolapsit.
Tahiri: Ekonomia dhe bizneset janë para kolapsit dhe bankrotimit
“Ekonomia dhe bizneset janë para kolapsit dhe bankrotimit, njerëzit që janë në punë në sektorin privat dhe publik janë bërë rast social sikur ata që marrin social sepse nuk ka as ngritje tp pagave nuk ka asnjë veprim apo subvencion asnjë element që forcon ekonomin. Ekonomia e bënë jetën ndërsa kjo qeveri e ka kthyer në mjet të vetin në qëllim të vetin vetëm diskutimin politik”, tha ai.
/TV Arbëria