Skuadra e Llapit ka bërë kërkesë në FFK, për ta fituar në tavolinë ndeshjen ndaj Malishevës, pasi sipas tyre, një futbollist ka pasur katër kartonë të verdhë dhe nuk ka pasur të drejtë loje.
Por kjo kërkesë e LLapit është refuzuar nga FFK-ja, duke e hedhur posht si të pa afatshme.
Pas kësaj ka regaur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ku thotë se nuk ka kritere të dyfishta në futboll dhe se rregulloja thotë se Llapit i takojnë tre pikë.
”Nuk ka komision që e hudh poshtë padrejtësinë. Urime Llapit 3 pikë sepse kështu po thotë rregullorja jo Tahir Batatina e Llapi. Nuk ka kritere të dyfishta sepse ligjin e futbollit e bënë rregullorja dhe jo një klub që i ka fituar dy tituj kampioni. Vazhdojmë”, ka shkruar Batatina.