Presidenca e konfirmon takimin e Osmanit me krerët e partive
Presidenca e ka konfirmuar sot se presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Takimi do të mbahet nga ora 14:30, derisa mediave do t’u lejohet të marrin pamje në fillim të takimit. /TV Arbëria