Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV >

Kusari-Lila për situatën në veri: Vuçiq kërkon të zhvendosë vëmendjen nga plani franko-gjerman

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se bllokimi i rrugëve në veri është lojë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për të zhvendosur vëmendjen nga zbatimi i planit franko-gjerman për dialogun. Ajo thotë se me tensionet në katër komunat veriore, Serbia haptazi po shpërfaq ambiciet territoriale ndaj Kosovës, madje edhe përmes një […]

Lexo më shumë

​Bllokimi i rrugëve në veri vazhdon për të pestën ditë me radhë

Barrikadat e vendosura nga serbët në veri të vendit për shkak të arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç, tash e pesë ditë vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara. Dyqanet pothuajse të gjitha janë të mbyllura përveç atyre të ushqimeve dhe barnatoreve, ndërkaq nëpër shkolla […]

Lexo më shumë

Grubi: Situata në veri të Kosovës e papranueshme, të shmangen retorikat provokuese

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka reaguar ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës. Grubi e ka quajtur shqetësuese situatën atje. Ai ka kërkuar që të shmangen veprimet dhe retorika provokuese. “Shqetësuese situata e sigurisë në Veri të Kosovës pas vendosjes së barrikadave, shpërthimeve, sulmeve ndaj policisë së Kosovës dhe forcave ndërkombëtare të EULEX-it […]

Lexo më shumë

Shtyrja e zgjedhjeve në veri, në pritje të vlerësimit të organeve të sigurisë

Mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit, tashmë ka mbetur në vlerësimin e institucioneve të sigurisë nëse mund të sigurohet procesi zgjedhor në katër komunat veriore. Mirëpo, sipas monitoruesve të zgjedhjeve, tensionet e krijuara në vazhdimësi, sulmet me shok-bomba dhe së fundmi edhe plagosja e një zyrtari policor, janë arsye se […]

Lexo më shumë

Zhvillimet në veri, policia: Situata është e qetë, individ ose grupe po kryejnë vepra kriminale me qëllim të frikësimit

Policia e Kosovës njoftoi të premten se në vazhdimësi po përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë pas zhvillime të fundit në pjesën veriore të vendit. Policia tha se ka ndërmarrë masat e nevojshme duke rritur kapacitetet e saja policore me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike, mbrojtjes së jetës e […]

Lexo më shumë

​Ambasadori gjerman Rohde: Zgjedhjet në veri duhet të shtyhen

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri duhet të shtyhen, pas incidenteve të fundit atje. Rohde ka shpërndarë postimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ai thotë se s’janë kushtet të mbahen zgjedhjet tani. Rohde ka thënë se pajtohet me këtë që […]

Lexo më shumë

​Policia e Kosovës shton praninë në veri të Mitrovicës

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë pozicionuar sonte pas orës 20:00 nëpër lokacione të ndryshme të veriut të Mitrovicës. Ata ndodhen kryesisht nëpër lagje të banuara me popullatë të përzier ku ka edhe shqiptarë, si në Lagjen e boshnjakëve, te Tre rrokaqiejt, dhe në Kodrën e Minatorëve dhe Kroin e Vitakut. Shihen edhe automjete të […]

Lexo më shumë

Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike për dy proceset zgjedhore në katër komunat e veriut të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë numrin 112, Lëvizja Vetëvendosje 115, Partia e Serbëve të Kosovës 113, Iniciativa Qytetare Mitrovica 111 dhe Slagjana Pantoviq me numër 114. […]

Lexo më shumë

Raportohet për shpërthime në veri të Kosovës

Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e së martës në Zubin Potok, ndërsa tri të tjera në Mitrovicë të Veriut – që të dyja komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës. Sipas raportimeve të disa mediave serbe, shpërthimet në Zubin Potok ndodhën në kohën kur anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, nën përcjelljen […]

Lexo më shumë

Themes by WordPress