Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.
Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra. Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri. Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë. /TV Arbëria