Qeveria ndan shtatë milionë euro për punëtorët e sektorit publik dhe studentët
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 110-të, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ndarjen e mjeteve prej 7 milionë eurove për shtesat ndaj punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe për studentët. Po ashtu me këto mjete do të bëhet subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. “Miratohet kërkesa e Ministrisë së Financave, […]