Ramiz Tafilaj, thotë se është i dekoruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dekoratën më të lartë të një civili.
I ftuar në emisionin n’Pult me Resim Morina, veprimtari i çështjes kombëtare, Ramiz Tafilaj presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump e quan karizmatik.
“Presidentin Trump e kam njohur edhe më herët. Unë jam i dekoruar me dekoratën më të lartë që mundet me marrë një civilë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kam marrë nga Presidenti Trump në mandatin e parë“, tha ai.
“Presidenti Trump është pak më ndryshe se tjerët sepse është edhe më karizmatik dhe vepron në mënyrë të një biznesi më shumë sesa në mënyrë politike.”
Tutje, Tafilaj shprehet se ish-presidentin Joe Biden e kishte mik më të afërt se presidentin Trump, derisa shtoi se politika e ka deshtë që tashmë të vijë një president i ri.
“Edhe pse Presidentin Biden e kam pasur mik më të afërt se Trumpit, politika e ka deshtë që tashmë të vijë një president i ri”, deklaroi ai në emisionin n’Pult./tvarbëria/