Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tafilaj për analistët e Kosovës: Nuk po bëjnë analiza por politikë

Tafilaj për analistët e Kosovës: Nuk po bëjnë analiza por politikë

Ramiz Tafilaj, tha për analistët se nuk po bëjnë analiza por politikë.

I ftuar në emisionin n’Pult me Resim Morina, veprimtari i çështjes kombëtare, Ramiz Tafilaj deklaroi se s’ka asnjë rrezik që Amerika me pas synim negativ ndaj Kosovës.

“Me punën e analistëve këtu në Kosovë, nuk po merrem shumë sepse mendoj që nuk po bëjnë analiza por po bëjnë politikë.

Analistat duhet të merren më shumë me analizë e jo me politikë çka tha ky, pse bëri ky, pse e tha atë.”

Sipas vlerësimit të Tafilajt, Amerika e ka obligim të vetin strategjik por edhe moral që Kosova dhe Shqipëria të jenë dy shtete të qëndrueshme.

“Nuk ka asnjë rrezik të mundshëm në asnjë aspekt të analizës çfarëdo qoftë politike që Amerika me pas një synim negativ ndaj Kosovës. Ajo e ka edhe obligim të vetin strategjik por edhe moral që Kosova dhe Shqipëria të jenë dy shtete të qëndrueshme edhe pse jemi dy shtete të ndara, ajo nuk do të thotë se nuk jemi dy hstetet të bashkuara kur vjen çështja politike botërore”, tha ai në emisionin n’Pult./tvarbëria/