Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tafilaj komenton deklaratat e Grenell-it: Amerika nuk punon ashtu siç mendon një lobist

Tafilaj komenton deklaratat e Grenell-it: Amerika nuk punon ashtu siç mendon një lobist

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ekonomisti Ramiz Tafilaj, i ftuar në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën, ka folur rreth aktualitetit politik dhe diplomacisë së Kosovës. Ai në TV Arbëria ka thënë se me administratën e re amerikane do të ketë një trajtim më serioz për çështjen e Kosovës.

Tafilaj ka komentuar edhe “përplasjet” që ka pasur emisari për misione speciale i SHBA-së, Richard Grenell, me krerët e shtetit të Kosovës, më konkretisht me kryeministrin Albin Kurti. Ai për këtë ka thënë se “Amerika nuk punon ashtu siç mendon një lobist”.

“Unë besoj se në këto dy vitet e para të presidentit Trump do ta kemi një trajtim më serioz në çështjen e Kosovës. Sa për Grenell-in, Amerika nuk punon ashtu si mendon një njeri apo një lobist, sepse ka plan-programin e vet. Për të bërë një Kosovë të pavarur, ka qenë edhe gjatë 100 viteve të kaluar, por derisa ka ardhur situata ku Amerika ka strategjinë e vet për një shtet stabil, nuk ka mundur të ndodhë asgjë. Fati ka dashur që Amerika të ketë një geopolitikë më serioze ndaj Ballkanit. Takimi im i parë me George Bushin e vjetër, jam nda shunë  i pakënaqur, sepse ai më ka quajtur edhe njëri emocional. ‘Nuk do të ndodhë shkatërrimi i Jugosllavisë’, këto kanë qenë fjalët e tij në vitet e 80-ta”, ka thënë Tafilaj në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën. /TV Arbëria

Intervistën të plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar në youtube, TV ARBERIA: