Ramiz Tafilaj, i ftuar në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën, ka thënë se Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm, sidomos tek të rinjtë.
Ai ka përmendur një rast të një të riu që nuk i është mundësuar një punë në Kosovë, por që ka shkuar jashtë vendit dhe tani është drejtues i një spitali.
“Ka aq shumë potencial Kosova, sa mund të bëhemi një Zvicër. Po ashtu, kemi edhe potencialin njerëzor. Të rinjtë e Kosovës janë për t’u marrë lakmi kur janë jashtë. Përmend Loren Rakovicën, që sot udhëheq një spital jashtë vendit. Kaq janë të aftë, këtu nuk kanë mundur të gjejnë punë, edhe unë kam munduar t’i punësoj, por nuk e kanë marrë. Tash, atje udhëheq një spital. Ne duhet që familjarët të i largojnë dhe t’u thonë atyre që dijnë dhe mund të arrijnë. Potenciali është në Kosovë, vetëm duhet të ketë vullnet. Unë nuk po mundem ta bëj këtë punë, por ti mund të lësh dhe t’i thuash: tani vazhdo ti.
Edhe një gjë që duhet bërë: në zanatin elektoral, nuk është e mirë për Kosovën. Këta njerëz duhet të ndërrohen dhe nuk duhet të kemi njerëzit e njëjtë çdo herë, sepse ata nuk po bëjnë asgjë”, ka thënë Tafilaj. /TV Arbëria