Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani regjistroi fitore ndaj Feronikelit ’74, Drita u ndal me barazim nga Liria, teksa pikët i ndanë edhe Dukagjini e Llapi.
Këto rezultate i shkuan për shtati kampionit në fuqi, që tani ka rritur në katër diferencën e pikëve me Dritën.
Pas tyre renditen Llapi e Prishtina, derisa pozita e pestë dhe gjashtë ndahet nga Malisheva e Dukagjini.
Edhe në pozitat shtatë dhe tetë janë dy skuadra me pikë të njëjta; Gjilani dhe Feronikeli ’74.
Liria është e parfundit në tabelë, kurse Fushë Kosova e fundit.
Vlen të theksohet se Ballkani dhe Drita kanë një ndeshje më pak të zhvilluar se skuadrat tjera.