“Më të rinjtë ndër ne janë thellë të brengosur për gjendjen e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara! Pra, në këtë Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i lidhim duart për ta bërë Kosovën një shoqëri gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët. Duke qenë se fëmijët me aftësi të kufizuara janë shpesh ndër të fundit që marrin burimet dhe shërbimet që u nevojiten, ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë për t’i mbështetur ata në shprehjen e aftësive të tyre dhe për të zënë vendin e merituar si të barabartë në shoqëri.”, shkroi në Twitter Szunyog.
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, 3 dhjetor, është vendosur me Rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit.
/TV Arbëria