Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova duhet të shtojë përpjekjet për reforma, sidomos para përgatitjes së raportit të ardhshëm vjetor nga vendet e BE-së për Kosovën.
Ai në një postim në X ku ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë sundimi i ligjit është një fushë shumë e rëndësishme për rrugën e Kosovës në integrimin evropian.
“Është biseduar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkëpunimi i Kosovës me BE-në në fushën e sundimit të ligjit, një fushë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Theksoi nevojën që Kosova të shtojë përpjekjet e saj për reforma, veçanërisht në dritën e përgatitjes së Raportit të ardhshëm Vjetor”, ka shkruar ai./teve1.info/
Discussed with Justice Minister @albulenahaxhiu_ the cooperation btw @EUKosovo & #Kosovo in the field of rule of law, a key area in Kosovo’s EU path. Stressed the need for Kosovo to step up its reform efforts, particularly in light of the preparation of the next Annual Report. pic.twitter.com/vkvanrzoee
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) May 8, 2024