Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Szunyog shpreson se marrëveshja e Ohrit të implementohet sa më shpejt

Szunyog shpreson se marrëveshja e Ohrit të implementohet sa më shpejt

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka deklaruar marrëveshja e Ohërit është një arritje në dialogun Kosovë Serbi, marrëveshje kjo e cila shpreson se do të implementohet sa më shpejt që është e mundur.

Szunyog i bëri këto komente në përuruan Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Kosovë në Prishtinë, e cila simbolizon të ardhmen energjetike me rastin e Ditës së Evropës.

Ai u shpreh i lumtur që ka përfunduar edhe çështja e liberalizimit të vizave, me të cilën qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në vendet e Schengen, pa viza nga janari i vitit të ardhshëm.

Mes tjerash, Szunyog tha se edhe sot vendi është në një periudhe lufte, sipas tij kjo nuk e godet vetëm Ukrainën që është sulmuar nga Rusia por edhe gjithë Evropën në aspektin e sigurisë e politikës por edhe në aspektin energjetik dhe sigurisë së ushqimit. Me ç’rast, shtoi se ka një numër pasojat negative nga lufta dhe një prej të cilave është rritja e çmimit të energjisë në Evropë dhe se për këtë po fokusohen në çështjen e energjisë edhe në kursimin e energjisë, por edhe tek tranzicioni energjetik për një rrjet sistem energjie që është i gjelbër i sigurt dhe i mirë.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Rizvanolli potencoi se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

Rizvanolli para mediave tha se BE ka qenë dhe mbetet një ndër partnerët kyç i cili ndër vite ka mundësuar që ta përforcojë sektorin tonë të energjisë.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, Szunyog do të marrë pjesë dhe në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë”, si dhe në hapjen e ekspozitës “Vala tjetër”, në Shtëpinë e Evropës.

Ndërsa, në mbrëmje në Bibliotekën Universitare do të mbahet Koncerti “Chopin Piano Fest”.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress