Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se përkushtimi që Kosova të anëtarësohet në familjen e vendeve evropiane është më i fortë se kurrë.
Ai duke uruar qytetarët e Kosovës për vitin e ri, ka thënë se Bashkimi Evropian është partner dhe aleat i Kosovës.
Kosova në mesin e muajit dhjetor të vitit 2022 ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presin që brenda një periudhe 9 vjeçare Kosova të anëtarësohet në BE. /TV Arbëria