Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, sot ka takuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës.
Szunyog ka potencuar se kanë biseduar për zhvillimet e fundit brenda sistemit të drejtësisë dhe siç ka shkruar ai, është theksuar rëndësia e pavarësisë së gjyqësorit dhe bashkëpunimit midis ekzekutivit dhe gjyqësorit.
“BE do të vazhdojë të mbështesë sektorin e drejtësisë dhe zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ndërsa përparon në rrugën e saj të integrimit në BE.”, ka shkruar Szunyog në Twitter. /TV Arbëria