Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Syriza, shfryrja e një balone populiste

Syriza, shfryrja e një balone populiste

Syriza dikur partia dominuese në skenën politike në Greqi, tani është future në telashe të mëdha. Ngritja e saj qe meteroike në këtë vend. Si pasojë e krizës së borxheve, ku ishte futur shteti grek, ajo u shndërrua në alternativën e vetme politike kundër partive tradicionale të estabilishmentit.

E drejtuar nga Alexis Tsipras dhe ish-ministri ekzibicionist i financave Yanis Varoufakis, kjo lëvizje majtiste me sfond populist, i fitoi zgjedhjet parlamentare me premtimin se nuk do t’i shlyej borxhet që qeverisjet e kaluara i kishin huazuar nga institucionet financiare evropiane dhe globale. Madje, nuk mungonin as premtimet për reformim të sistemit të deriatëhershëm evropian, që sipas ideologëve të kësaj force politike, bazohet në modelin e debtokracisë. Është i njohur edhe organizmi i referendumit popullor, ku 61% qytetarëve të këtij vendi i thanë jo kthimit të borxheve.

Mirëpo, shumë shpejt u pa se ky rrëfim “ezopik” ishte vetëm një mashtrim populist. Asgjë më shumë. Dhe kështu, në vitin 2019  ky subjekt i humbi zgjedhjet, nga partia konservatore “Demokracia e re” e drejtuar Kyriakos Mitsotakis. Ndërkohe, Syriza prej kalimit në opozitë ka hyrë një krizë të pashmangshme. Tashmë mbështetja e saj ka rënë në 17. 8 të elektoratit.

Kurse, pas dorëheqjes e ish-drejtuesit Alexis Tsipras, nën drejtimin, Stefanos Kasselakis është larguar edhe një fraksion i ri nga kjo parti i quajtur “Umbrella”. Ky grup pasi e kumtoi dje shkëputjen nga partia, e ka akuzuar liderin e saj se i ka tradhtuar parimet kryesore ideologjike, për një lloj të “djathtizmit populist. I prirë nga Euclid Tsakalotos, ish ministër i Financave në mandatin e dyte të Syrizës, ky fraksion po pretendon se lidershipi i ri i partisë i ka përqafuar praktikat trampiste populiste.

Kjo ndarje erdhi si pasoje e tensioneve të vazhdueshme në parti. Ndërkaq, sipas shumë analistëve lideri i ri synonte me çdo kusht t’i dëbonte nga partia disa nga figurat tradicionale të saj, me qëllim që ta konsolidonte me lehtë pushtetin. S.Kasselakis u zgjodh si lider i partisë pas humbjes së Syrizras në zgjedhjet e shtatorit, një shtetas amerikan ky që nuk kishte lidhje parapake  me këtë formacion politik. Ai është i njohur për shilin karazimatik në mediat sociale si dhe si ish i punësuar në “Goldman Sachs”. Ndërkohë, hulumtimet e fundit po tregojnë se tashme Syriza do ta ketë vështirë ta ruajë edhe vendin e dytë në raport me partinë tradicionale majtiste të Pasok-ut. Sipas “spekulimeve” nuk përjashtohet mundësia e ndarjeve tjera në këtë parti, pohon gazeta britanike “The Guardian”.

Sidoqoftë, ngritja e beftë dhe rënia spektakulare e kësaj partie, tregon për pamundësitë e lëvizjeve populiste, pavarësisht faktit se ato mund të duken si shpëtimtare absolute në një momente të caktuara të dëshpërimit kolektiv psikologjik, ekonomik, social, politik dhe historik.

/TV Arbëria