Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Sylejmani: Naim Murseli është person kontravers, ai është shoqëruar me figura politike

Sylejmani: Naim Murseli është person kontravers, ai është shoqëruar me figura politike

Rrahman Sylejmani-kolonel në pension i Policisë së Kosovës në “Mendje Kriminale” për vrasjen e Liridona Ademi me porosi nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli me 30 nëntor të 2023 ka thënë se Murseli ka qenë person kontravers dhe i shoqëruar nga figurat e njohura politike të vendit.

Sylejmani shtoi se jeta nuk ka qenë stabile mes Naim Murselit dhe Liridona Ademaj, pasi që çifti dyshohe të ketë pasur çrregullime dhe “tendosje” tek raportet e tyre.

Sylejmani shtoi se nuk është zbuluar akoma motivi kryesor i vrasjes së Liridona Ademaj nga ish-bashkëshorti i saj, Naimi.

“Përcaktimi i motivit është detyra më e vështirë e hetuesit, i cili duhet t’a hetojë. Tek vrasja e Liridona Ademaj, nuk është zbuluar akoma motivi kryesor. Kjo familje ka jetuar në Suedi, dhe nga atje del që është planifikuar vrasja e saj. Dhe kur ka ardhur këtu në Kosovë, Herën e fundit po del se ka vepruar me disa veprime të dyshimta.

Ai po del që Liridona nuk e ka pasur një jetë stabile bashkëshortore me Naim Murselin. Edhe në Suedi kanë pasur tendosje dhe çrregullime në raportet bashkëshortore. Naim Murseli ka pasur takime me persona të ndryshëm por edhe aktivitete të ndryshme të tij, e cila Liridona ka pasur njohuri për to. Naimi për të ikur dhe për t’u mbrojtur dhe mos me u zbuluar, ai ka zgjedhur rrugën e dorasit me porosi. Ai ka gabuar në disa hapa të tij, inskenimi i grabitjes,

Dyshimi i parë ka qenë i inskenuar. Pastaj marrja e inqizimeve, kamerat kanë shikuar dy tre ditë dhe kanë pare vetura e njëjtë ka qarkuluar edhe atë ditë, edhe përmes verifikimit ajo veturë është marrë nga renti nga Naimi”, vijoi Sylejmani. /RTV Dukagjini

Themes by WordPress