Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Syla: Zelensky me veprimet e tij ka treguar që është politikan jashtëzakonisht naiv

Syla: Zelensky me veprimet e tij ka treguar që është politikan jashtëzakonisht naiv

Ish ambasadori, Donat Syla ka deklaruar se presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, me veprimet e tij të fundit përgjatë takimit me presidentin Donald Trump, ka treguar që është politikan jashtëzakonisht naiv.

I ftuar në emisionin “ARB DEBAT”, ai ka thënë se një naivitet të tillë e ka treguar edhe estabilishmenti politik i sotëm në Kosovë.

“Unë kam mendu që naivitet politik ka treguar ky estabilishmenti politik i sotëm i Kosovës, do me thënë kemi pasë një deklarim të kryediplomatës tonë që thotë vendi më demokratik në botë është Amerika për shkak se nuk ka Ambasadë Amerikane. Ndërkohë që ambasadorin Blinken, kryeministri Kurti e patë quajtur naiv, unë kam mendu që jemi rast i vetëm në botë, mirëpo me veprimet e tij në zyrën ovale Zelensky ka treguar që është një politikan jashtëzakonisht naiv i cili thjeshtë nuk e dinë relevancën e zyrës ovale”, tha Syla./TV ARBËRIA./