Gazetari Valon Syla ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet, por se çka do të ndodhë më pas dhe si do të menaxhohet është çështje tjetër.
Sipas Sylës, Kryeministri Albin Kurti po do të bëjë hapjen e urrës për vota e zgjedhje, por siç thotë Syla, “ai e di më së do të ketë viktima”, raporton Express.
“Jo për qarkullim të lirë e as për tregëti se smerr vesh ai në këso sene… por ai e di më së do të ketë viktima ai ka shkaktuar viktima në të kaluarën me 10 shkurt 2007, në burgje me Deharin, e me aventura të tjera dhe ka pase viktima e sakrifica për rritjen e Albinit elektoralisht… Pra ai se ka gajle kush do të jetë viktima e radhës nëse kjo e mban gjalle politikisht. Ai është njeri i ligë dhe nuk do ta ketë gjatë.
Ai ka thënë se pas hapjes së urës, do të ketë sanksione të reja.
“Pas urave, do të kemi masa sankcionuese të reja… ai poashtu se ka gajle se familjen e ka në Norvegji. Problemi eshtë te kosovarët e gjorë që i besojnë një njeriu i cili familja e vet e projekton jetën në Norvegji e ai ende se ka kry një punë në Kosovë qysh duhet”, ka shkruar Syla.
Ndryshe, Qeveria Kurti po vazhdon me planin për hapjen e urës, pavarësisht se ndërkombëtarët kanë dal kundër. Para dy ditësh, është testuar qëmdrueshmëria e urës. Raporti pritet të dalë brenda “dy-tri ditësh”, siç ka deklaruar zëvendësministri Hysen Durmishi.