Ish diplomati, Donat Syla ka deklaruar se situata në botë në përgjithësi është shumë komplekse.
Kështu tha ai në TV Arbëria duke komentuar zhvillimet e fundit pas takimit të presidentëve Trump dhe Zelensky.
Sipas tij,vendet evropiane do të duhej të bënin shumë më shumë në mëyrë që ta ruajnë primatin e tyre.
“Situata është shumë komplekse, bota është duke u polarizuar shumë për arsye të shumta, e kruyesorja konsideroj është fuqizimi i jashtëzakonshëm i Kinës. Mirëpo unë konsideroj që vendet evropiane do me thënë duhet të bëjnë shumë më shumë në mënyrë që ta ruajnë primatin e tyre karshi vendeve tjera të botës, përndryshe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u ballafaquar me situata shumë komplekse gjithandej globit”, tha Syla në emisionin “ARB DEBAT”.