Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Syla thotë se Kosova është në një inkubatorë social politik

Syla thotë se Kosova është në një inkubatorë social politik

Ish diplomati Valon Syla ka deklaruar se Kosova momentalisht është në një inkubatorë social politik.

Kështu tha ai në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria duke komentuar zhvillimet gjeopolitike në botë, sidomos pas ardhjes së administratës së re të Trump.

“Ne në kontekstin e Kosovës jetojmë në një inkubatorë social politik thuajse ajo çfarë po ngjet anë e kënd botës nuk do ta afektojë edhe të ardhmen tonë, qoftë politike, qoftë shoqërore. Mos të harrojmë se ngjarjet që janë duke e riformësuar rendin e ri në botë, në glob do të afektojnë në masë të madhe sidomos vendet fragjile siç është Kosova”, tha ai./TV ARBËRIA./