Gazetari dhe analisti Valon Syla ka kometuar përgjimin i cili shfaq bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari – Lila me funksionarin e atëhershëm të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, shkruan Arbëria TV.
Sipas tij, nëse Kusari-Lila nëse nuk do të ishte e besuara e kryeministrit Albin Kurti, atëherë ai nuk do ta merrte atë në takimet më të rëndësishme.
“Pse në takimet kryesore Albin Kurti e merr Mimoza Kusari-Lilën, ose pse e ka shefe të grupit parlamentar një anëtare që nuk e ka pjesë të partisë së rëndësishme. Takimin e fundit me Memlin ishte Mimoza, nuk ishte Liburni apo Xhelali, nëse Mimoza Kusari-Lila nuk është e besueshmja e kryeministrit atëherë çka po e merr në takime shumë të rëndësishme”, ka thënë Syla në “Pressing”, raporton Arbëria TV.
Kujtojmë se përgjimet e publikuara dje të bisedës mes Kusari – Lilës dhe Radoiçiqit kanë nxitur reagime dhe janë komentuar pafund në internet.
Madje, disa fjalë lidhur me këtë ka pasur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se biseda mes tyre është e montuar./Arbëria TV/