Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Syla godet përsëri: O Përparim Rama, na e gërdite Prishtinën

Syla godet përsëri: O Përparim Rama, na e gërdite Prishtinën

Gazetari e komentatori politik Valon A. Syla i irrituar me gjendjen në kryeqytet ka kritikuar kryetarin duke mos kursyer as epitetin që e bëri të vet të njohur.

Syla konsideron se Rama lëre që po i shmanget problemeve me makiazh por edhe lë të nënkuptohet se po keqpërdoret besimi që i dhanë qytetarët.

“O Përparim Rama, na e gërdite Prishtinën. Çu more bo naj send tani bllokoje. Gropo ner toke, le shesh nalt, a diçka… nuk kryhet nje mandat me do kalldërem e do kabina edhe 3 vjet vec teste.”

Më tej Syla la të nënkuptohet përsëri se mungesa e llogaridhënies e përgjegjësisë së kësaj klase buron edhe nga apatia qytetare. I irrituar e shtoi se kjo qasje nga autoritetet është edhe e merituar.

“Po populli i lodhtë. I keni hyp, mos i zhdtypni. Dalin tash do gazetarë e ju mbrojnë… se ata janë rritë në qytete të mëdhaja si ti në Londer edhe e dinë mire.”
Në fund, Syla e mbylli verdiktin për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me epitetin tani gjërësisht i përdorur: “Gërrnaç”./gazetametro.net