Sekretari organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, se Shkupi do të vazhdojë t’i zbatojë fletarrestimet ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Syla për këtë fajin ia ka hedhur Albin Kurtit, duke e quajtur spiun. Ka shtuar se Kosova do ta gjykojë “për bashkëpunim me UDB-në”.
“Albinin, si veteran të rrejshëm, nuk e kërkon kush, por Kosova ka me e kërku e gjyku si bashkëpunëtor të pastër të UDB-së. Nuk mundesh me shkelë mbi Kosovën, o spiun”, ka shkruar Syla në Facebook.