Drejtoresha e organizatës “QIKA”, Leonida Molliqaj, ka komentuar refuzimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe atij të Brendshëm, Xhelal Sveçla, pas rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Të dy ministrat sot mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi ku shpalosën një raport, duke fajësuar hallkat zinxhirore të përgjegjësisë në dështimin e mbrojtjes së jetës së Zekajt, por kur u pyetën nga gazetarët nëse do të japin dorëheqje, ata thanë se dorëheqja e tyre “nuk do të kontribuonte në fuqizimin e gruas”.
Molliqaj thotë se ky pushtet gjithmonë ka një arsyetim kur vjen puna te marrja e përgjegjësisë.
“Kur vriten gratë, dorëheqja nuk është momenti i duhur. Kur kërkohet përgjegjësi, dorëheqja nuk i fuqizon gratë. Për këtë pushtet, gjithmonë ka një arsyetim për të mos dhënë llogari, por kurrë një arsye të mjaftueshme për ta lëshuar pushtetin”.
Molliqaj përsëriti kërkesën e protestuesve për “shkarkim”.
Derisa dy ministrat po mbanin konferencë për media, protestuesit që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkuan edhe dorëheqjen e tyre.
Ndërkohë, brenda sallës së konferencës, Gërvalla iu tha gazetarëve se po e thonë “një gjë të pavërtetë” sepse, sipas saj, protestuesit nuk janë kundër tyre, por janë “me Arlindën”.