Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sveçla zbulon dallaveret e policëve që kishin për detyrë ta mbronin 35 vjeçaren që u vra nga ish-burri

Sveçla zbulon dallaveret e policëve që kishin për detyrë ta mbronin 35 vjeçaren që u vra nga ish-burri

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi IPK ka rekomanduar suspendimin e katër policëve për rastin e vrasjes së shtatzënes Hamide Magashi nga ish-burri i saj, Sokol Halili.

Përmes një postimi në Facebook, Svecla thotë se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Tutje, Sveçla ka thënë se të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal

Postimi i plotë i Sveçlës:

Në takimin e mbrëmshëm të ftuar nga Presidentja, kam njoftuar se IPK është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor që janë angazhuar në gjithë rastin e tashmë të ndjerës Hamide Magashi, veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhërit Mbrojtës nga Stacioni Policor në Lipjan.

Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”./TV Arbëria

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress