Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se viti 2025 është shpallur nga Qeveria e Kosovës si Viti i Grave.
Në këtë drejtim, ai tha se si Ministri e Punëve të Brendshme, me të gjitha agjencitë ekzekutive, departamentet e sektorët do të punojmë me vizion të qartë, me parimin e barazisë në avancimin e vajzave dhe grave në çdo pozitë brenda institucioneve tona.
“Sot kemi mbajtur punëtorinë e parë të MPB-së në funksion të hartimit të planeve dhe hapave konkret që garantojnë fuqizim të grave brenda institucioneve tona dhe mundësi të reja e të shumta për vajzat dhe gratë e vendit tonë, për angazhim aktiv dhe pa asnjë diskriminim e paragjykim. Sektori i sigurisë është jetik për Republikën tonë andaj përmes mbështetjes sonë të parezervë, do të sigurojmë që vajzat dhe gratë të jenë pjesë e rëndësishme, aktive dhe garancë për sigurinë, paqen e stabilitetin e vendit tone”, tha tutje ai./TV Arbëria./