Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po merr pjesë në takime në kuadër të Procesit të Berlinit në Gjermani, ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.
Sveçla thotë se kjo do të ndodhë pas koordinimit me KFOR dhe bisedave në Bruksel.
“Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt”.
“Unë jam i bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit me KFOR-in që është prezent aty, por edhe bisedave në Bruksel shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër”, ka thënë Sveçla në një prononcim për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.
Tema e urës është diskutuar dje në Bruksel gjatë takimeve të ndara të emisarit Mirosllav Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.