Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sveçla tregon se cili është buxheti i planifikuar për vitin 2025 në Prishtinë

Sveçla tregon se cili është buxheti i planifikuar për vitin 2025 në Prishtinë

Asamblisti, Gëzim Sveçla thotë se nuk ka pasur ndonjë njoftim për bojkotimin e seancës së sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Sveçla tha se në këtë seancë kanë munguar deputetët e LDK-së dhe të AAK-së, që janë në pushtet.

Sveçla akuzon ekzekutivin komunal të Prishtinës, ku thotë se kjo paraqet një qëndrim të dështimit dhe mungesës së zgjidhjeve për problemet e shumta me të cilën ballafaqohen qytetarët e Prishtinës.

Tutje, sipas asamblistit në komunat e tjera të Kosovës është një veprim i rrallë i mungesës që të ketë thirrje për seancë dhe të mos jetë prezentë ekzekutivi.

“Realisht nuk ka pasur një njoftim të tillë, dje e kemi pasur mbledhjen e komunitetit për politikë dhe financave në të cilën mbledhje diskutohen pikat e rendit të ditës të cilat janë pjesë e seancës. Sot ndodhi diçka e papritur në kohën se para të fillojë seanca ne asamblistët e LVV-së ishim aty, mirëpo nuk kanë qenë asamblistët e LDK-së dhe ata të AAK-së që janë në pushtët në Prishtinë, as drejtorët as nënkryetarët e as Rama. Mund të them që kjo është një veprim që rrallë shihet në komunat e Kosovës, ku ekzekutivi vet fton seancë dhe pastaj të njëjtën e bojkot, kjo nuk ishte vetëm një mungesë fizike e atyre personave por kjo paraqet një qëndrim që kjo qeverisje tash e sa kohë e ka në raport me qytetin dhe problemin e qytetarëve, kjo është një ikje nga përgjegjësia dhe pranim i dështimit ose mungesë e zgjidhjes për problemet e shumta me të cilën ballafaqohen qytetarët e Prishtinës në përditshmërinë e tyre”, ka thënë Sveçla.

I pyetur për buxhetin komunal për vitin 2025, Sveçla thotë se ekzekutivi ka planifikuar 6.5 milionë euro për buxhet, të cilat sipas tij është e pamundur të realizohen të gjitha gjatë vitit.

Ndryshe, ai ka përmendur një problem për qytetarët e Prishtinës, ku sipas tij janë qentë endacakë.

“Tani kjo nuk është diçka e verifikuar, mirëpo sipas supozimeve prej prishjes së koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë, nga shkurti i këtij viti asambleja komunale nuk e ka një shumicë të dërti-minuar. Në vitin 2025 Rama dhe ekzekutivi kanë planifikuar 6.5 milionë euro buxhet të cilat është e pamundur të realizohen të gjitha gjatë atij viti. Ndërkohë për një problem shumë të madh ndaj qytetarit të Prishtinës për qentë endacak janë të planifikuara vetëm 500 mijë euro, e kemi thënë që me këtë shumë nuk zgjidhet problemi me qentë endacakë.

Ndërkohë, ka dështuar të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës të premten. Përveç asamblistëve të Vetëvendosjes dhe kryesuesit, askush tjetër nuk ka marrë pjesë në seancë.

Madje, në këtë seancë ishte paraparë edhe Plani zhvillimor komunal 2024-2032 dhe buxheti i Komunës për vitin 2025.

Powered by WordPress